“Ervin Muça zyrtarisht i pandehur”, Ervin Salianji: Histori mafioze, një tjetër arsye pse u burgosa

Nga Arestina Skënderi
26 Mars 2025, 14:47 | Politikë

Ish-drejtuesi i komisionit hetimor TIMS, Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të marrë të pandehur Ervin Muçën, drejtorinë IT në Policinë e Shtetit, në lidhje me akuzat për ndërhyrje në sistemin TIMS, shkruan A2.

"TIMS histori mafioze, nga emërimet e paligjshme tek manipulimi i sistemit e deri tek mbajtja në sirtaret e Elizës në botën e paligjshmërisë tregojnë urgjencën që SPAK duhet ta hetojë më thellë skandalin. Arrestimi i Ervin Muçës, ish-drejtor i IT në Policinë e Shtetit, është dëshmia se Komisioni Hetimor Parlamentar për ndërhyrjet në TIMS dokumentoi ekzaktësisht pasigurinë dhe paaftësinë dhe keqppërdorimin e administratës shtetërore. Burgosja ime është dhe për ketë arsye, për t’u harruar çështja dhe për të mos u hetuar përfituesi kryesor, Edi Rama”, shkruan në reagimin e tij Ervin Salianji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos