“Etika” përjashton me 10 ditë Flamur Nokën! Shpëtojnë Bardhi, Baçi, Paloka dhe Salianji

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 13:49 | Politikë

“Etika”  përjashton me 10 ditë Flamur Nokën!

Sekretariati i Etikës ka vendosur ditën e sotme përjashtimin me 10 ditë vetëm për deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.

PS-ja kërkonte përjashtimin edhe të Gazment Bardhit, Luan Baçit, Edi Palokës dhe Ervin Salianjit, mirëpo në mbledhjen e sotme masa u mor vetëm për Nokën.

Kaosi erdhi pas kërkesës së Bardhit për rikthimin e Sali Berishës në grup parlamentar demokrat, kërkesë kjo e cila gjeti kundërshtimin e shumicës, me argumentin se duhet të ketë një vendim partie, të PD-së së Lulzim Bashës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos