Çfarë i solli LaCivita fushatës së PD? Floriana Garo tregon një ditë të Sali Berishës

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 20:22 | Politikë

Çfarë i solli LaCivita fushatës së PD? Floriana Garo

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ishte e ftuar në “Of the Record” në A2 CNN, ku bisedoi me gazetarin Andrea Danglli në lidhje fushatën elektorale të Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Teksa tregoi një ditë të liderit Sali Berisha në këtë garë elektorale, Garo foli dhe për porositë e strategut amerikan.

“Aleanca e rëndësishme për të marrë cdo votë, në cdo vend. Kjo aleancë është për fitore. Berisha është i zënë me takime, dita nis herët. E nis me takime në zyrë për të vijuar në terren. Energjik non stop është lokomotiva e partisë. Ne kemi zgjedhur një fushatë pozitiviste. Skandalet e Ramës në këto 12 vite flasin vetë. Njerëzit duhet të shkëputen prej tij. PD ka një program të mirë".

Ndërkohë, përballë gazetarit Andrea Danglli, ndër të tjera ajo shtoi se:

"Unë mendoj që PD njihet për lirinë e saj dhe atë ua ofron dhe përfaqësuesve të saj. Për ne është e rëndësishme që në konsultë me LaCivita të dalin mesazhet e ditës. Unë mund të diskutoj porositë e strategut. I shohim gjërat më ndryshe nga sa ishim mësuar. Vihet re dhe në imazh. Një frymë e ngjashme me fushatën e Donald Trump. Rinia është prezante në fushatë”, shprehet Garo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos