Kryeministri Rama takim në Bruksel me Presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2024, 17:41 | Politikë

Kryeministri Rama takim në Bruksel me Presidentin e ri të

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi nga takimi.

Takimi i shefit të ekzekutivit me Costan është zhvilluar në Bruksel të Belgjikës, teksa më vonë është planifikuar që presidenti i Këshillit Evropian të organizojë një darkë me liderët e rajonit të Ballkanit.

Kujtojmë se Antonio Costa ka shërbyer më herët se kryeministër i Portugalisë. Ai pasoi në detyrën e re në krye të Këshillit Europian, Charles Michel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos