“Rikthimi im i tretë”, Berisha mesazh socialistëve: Ia bëtë vetes, jeni të pashpresë

Nga Ervin Koçi
3 Dhjetor 2024, 15:15 | Politikë

Sali Berisha u rikthye në parlament me hap triumfatori. Hera e fundit kur kishte qenë në sallë, pa socialistët që ngrinin kartonët jeshil për të autorizuar arrestimin e tij, ndërsa tani, i lirë nga masat shtrënguese, por jo nga akuzat penale, tregoi se çfarë do të ndodh.

“Unë u riktheva, ju tashmë e dini vetë. E shoh çeren që ju ka rënë, por ia bëtë vetes dhe ju qofshi!”

Foltorja e Kuvendi duket se i kishte munguar dhe drejtimin e debatit opozitar e mori vetë përsipër.

“Në një vendim që zgjati gjithsej 8 minuta me pasion dhe histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosin demokracinë, mirëpo i bëtë llogaritë të gabuara. Unë e kuptoj ju ishin që unë mos të flisja më në këtë sallë, por ju siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës do të jetë rikthimi i tretë dhe jeni të pashpresë në këtë drejtim.”

Asnjë nga përfaqësuesit e lartë të PS-së nuk pranoi t’i bënte oponencën Berishës duke i lënë foltoren Eduard Shalsit si kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe debati në sallë kaloi te projektbuxheti i 2025, çështje kjo që zbehu interesin e Berishës duke u larguar nga parlamenti. 

Mesazhin e fundit donte ta jepte për kamerat e televizioneve, por dëshirën ia ndërpreu disa herë ezani i Namazgjasë.

“Nëse këndon live është shumë mirë, mendoja se e kishte me regjistrim.”

Mesazhi që donte të jepte ishin akuzat për socialistët se buxheti i 2025 nuk është në interes të qytetarëve, por të pushtetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos