Çfarë njoftoi Meta në rrjetet sociale para arrestimit?

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 13:22 | Politikë

Çfarë njoftoi Meta në rrjetet sociale para arrestimit?

Policia ka arrestuar këtë të hënë në Tiranë, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. A2 CNN mëson se Meta është arrestuar kur lëvizte me makinë te Kthesa e Kamzës, teksa po shkonte për në selinë e Partisë së Lirisë.

Pak orë para se të vihej në pranga, Meta kishte njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale, një konferencë për mediat që do të mbahej në orën 13:40 nga selia.

“Të dashur miq, ju ftoj të gjithëve, sipas mundësive të më ndiqni live në ora 13:40 në një konferencë për mediat”, shkruante Meta në një postim në Instastory.

Çfarë njoftoi Meta në rrjetet sociale para arrestimit?

Sakaq, zyra e shtypit të Partisë së Lirisë, njoftonte: “Përshëndetje! Në ora 13:40, Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen të gjithë gazetarët të marrin pjesë.  Sinjali nga Fibra, Facebook dhe YouTube. Lutemi mediave, për transmetimin live”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos