Teksa socialistët dhe krerët e shtetit, festuan këtë të premte ditën e çlirimit, demokratët refuzuan sërish të nderonin të rënët. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një shënim të gjatë në mediat sociale, i mëshon idesë se 28 nëntori është edhe dita e çlirimit jo vetëm e pavarësisë, shkruan A2 CNN.
Kremtimin e 29 nëntorit, Berisha e konsideron si të gabuar dhe sipas tij “pasardhësit e diktatorit stalinist vazhdojnë të kremtojnë ditën e Çlirimit sipas ritit enveristo-serb”. Lideri demokrat shton se kjo datë është falsifikuar nga Enver Hoxha me urdhër të Beogradit.
Teksa citon historianë e studiues të fushës, kreu i PD kërkon refkletim prej të gjithëve. “Bazuar në të vërtetat historike shkencore, është koha për reflektim të thellë nga çdo shqiptar, kudo jeton, për historinë tonë në tërësi, si dhe në rastin konkret, edhe rreth kësaj date”, thekson lideri demokrat. (A2 Televizion)