112-vjetori i Pavarësisë, Presidenti mesazh politikës: Kthejini sytë nga qytetarët

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2024, 23:21 | Politikë

Në pritjen për 112-vjetorin e Pavarësisë, Presidenti i Republikës i përcolli mesazh politikës shqiptare që të kthejë sytë nga qytetarët dhe të dialogohet për integrimin dhe të japin shembullin e një klase të maturuar për zgjedhje demokratike.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit kërkoi mbështetje për integrimin dhe drejtësinë. 

“Pavarësia e Shqipërisë, mbetet në çdo nëntor, agimi i ri i ëndrrave dhe simboli më i qartë i vendosmërisë shqiptare. Çdo nëntor është një rifillim dhe një vijim, ku vazhdojmë të ndërtojmë me vendosmëri arritjet e një vendi që është pjesë e Europës dhe që rilindi në vitin 1912 si shtet i pavarur”, tha Begaj.

“Klasa politike duhet të jetë në një dialog të hapur me popullin, të dëgjojë shqetësimet, nevojat dhe ëndrrat e tij. Kthejini sytë nga ata që përfaqësoni! Hapja e kapitujve me Bashkimin Europian është më shumë sesa një proces teknik, është test i pjekurisë sonë kombëtare”, shtoi Presidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos