Fillon votimi për qeverinë e re, KQZ merr votat e para të Diasporës, Celibashi: Të mbyllura deri në 11 maj

Nga Ervin Koçi
16 Prill 2025, 15:25 | Politikë

Paraditja e të mërkurës numëronte 111 shqiptarë të diasporës që kishin zgjedhur preferencën e tyre politike se kë duan në qeveri pas 11 majit. Të dhënat i ofroi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, referuar informacionit që kishte marrë nga korrieri DHL që menaxhon postimin e zarfeve me fletët e votimit. 

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me dërgimin e fletëve të votimit në diasporë. Për këtë proces që shkoi ta ndiqte nga afër, Celibashi u shpreh me nota pozitive për punën e deritanishme, duke nënvizuar se mbi 36% e totalit të fletëve të votimit janë dërguar.

“Të dhënat janë inkurajuese, fletët do të do të qëndrojnë këtu nën syrin e monitoruesve”.

Fillon votimi për qeverinë e re, KQZ merr votat e para të

Ky proces votimi mbart me vete edhe drojën për influencimin e tij në mënyrë të paligjshme, sa kohë akuzat ndërmjet palëve garuese në zgjedhje nuk kanë munguar dhe garancia e vetme që dha KQZ ishte vullneti i tyre për të mos bërë pjesë e veprave penale të krimeve zgjedhore.

“Është në vullnetin e tyre nëse do të bëhen pjesë apo jo, nëse i zbulojmë do t’i ndjekim penalisht”.

Dyshimet e opozitës për ndërhyrje në proces nuk ka pasur vetëm ndaj partisë në pushtet, por edhe ndaj KQZ-së, dyshime të cilat ishin qartësuar pas sqarimit të Celibashit.

Sipas KQZ-së, deri në fundin e javës do të bëhet shpërndarja e të gjithë zarfeve të votimit ku deri më tani rreth 100 mijë janë dërguar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos