
Duke u ndalur te protestat, kryeministri Edi Rama bëri edhe njëherë dallimin mes flamingove dhe atyre që i konsideron si sorra e korba, të cilët sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë.
Rama tha se flamingot i kanë mësuar shumë dhe e kanë bërë të mendojë thellë, ndërsa shprehu neveri për ata që sipas tij ulërijnë, shajnë, dhe këndojnë vulgaritete në kor.
“Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re, ndërsa historia e sorrave dhe e korbave që e kanë marrë peng dhe e kanë kthyer në një shëmbëlltyre simetrike, me jashtënxjerrjes e asaj opozitës që tani s’dihet më ku është, nuk ka asnjë lidhje me historinë e të ardhmes së Shqipërisë. Është e shkuara që vjen në forma shumë të rrezikshme dhe shumë shqetësuese. Po të shohim historinë, ekstremet e majta dhe e djathta, vijnë për të sjellë më të keqen për një vend, përmes sharlatanësh, delirantësh, injorantësh, dhe dështakzemërakësh të panugshëllueshëm. Paketa e Maleve është historia e të ardhmes. Këta që bërtasin për një Shqipëria që u dashka të jetë vetëm e shqiptarëve, për një histori ku s’duhet të ketë të huaj, janë më e keqja që mund t’i ndodhë këtij vendi. Shumë respekt për flamingot që më kanë mësuar shumë dhe më kanë bërë që të mendoj thellë dhe vetëm refuzim, e neveri për ata që janë sorrat e korbat e këtij vendi dhe që ulërijnë, shajnë, këndojnë vulgaritete në kor, edhe u duket sikur ndryshojnë botën”, tha Rama në një Livestream, rrugës për në zonën e Thethit. (A2 Televizion)