Policia ka nisur shoqërimet e para gjatë protestës në Tiranë. Tre protestues janë shoqëruar, pasi turma ka vijuar sulmet ndaj efektivëve me gurë, sende të forta dhe molotovë.
Ndërkohë, policia ka avancuar drejt protestuesve duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Situata në bulevard mbetet e tensionuar, ndërsa shtëllungat e gazit kanë vështirësuar edhe raportimin e gazetarëve nga terreni. Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur në të dy anët e Lanës dhe në ambientet poshtë urës, për t'iu shmangur gazit.
Ndërsa disa protestues, mes tyre edhe të rinj, mbajnë në duar shkopinj dhe mbrojtëse të marra nga efektivët e policisë. (A2 Televizion)