Tirana në kaos! Gurë dhe molotovë në drejtim të FNSH-së, policia përgjigjet me gaz dhe ujë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2026, 13:57 | Kronikë

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në bulevardin përpara Kryeministrisë janë përshkallëzuar. Protestuesit kanë hedhur molotovë, gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Si pasojë, një prej efektivëve është lënduar, ndërsa mburoja mbrojtëse që mbante në dorë ka marrë flakë.

Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit. Tre autobotë kanë avancuar në bulevard, mes tyre edhe një mjet i ri, ndërsa efektivët kanë ndërmarrë një tjetër aksion për të larguar turmën.

Tirana në kaos! Gurë dhe molotovë në drejtim të

Nga ana tjetër, raportohet edhe për një qytetar të lënduar, pasi presioni i ujit nga autoboti i policisë e ka rrëzuar në tokë. Ai është transportuar nga protestuesit e tjerë dhe pritej mbërritja e ambulancës.

Tirana në kaos! Gurë dhe molotovë në drejtim të

Situata në bulevard është tensionuar nga hedhja e vazhdueshme e gazit lotsjellës, ndërsa zona është mbuluar nga shtëllunga tymi. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos