8 të lënduar në protestën e sotme, Ministria e Shëndetësisë: 1 efektiv policie, gazetarë dhe protestues

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2026, 14:06 | Kronikë

8 të lënduar në protestën e sotme, Ministria e

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se disa persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur të lënduar një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej tyre shtetase e huaj, si dhe pesë protestues.

Ministria bën me dije se të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po marrin trajtim në urgjencë.

Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve paraqitet e mirë.

Në QSUT nuk është raportuar asnjë person i lënduar deri në momentin e njoftimit.

8 të lënduar në protestën e sotme, Ministria e

Informacion mbi të lënduarit gjatë protestës 28 nëntor 2026, ora 14:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 4 të lënduar.

- Një efektiv policie

- Dy përfaqësues të medias (një prej tyre shtetase e huaj)

- Pesë protestues

Të gjithë koshientë dhe gjendja shëndetësore stabël. Po trajtohen nga mjekët në shërbimin e urgjencës

QKUM: Ekipet e urgjencës kanë trajtuar në vendngjarje 3 protestues të lënduar. Gjendja e tyre e mirë.

Në QSUT deri tani asnjë i lënduar (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos