Pas takimit të një dite më parë me dy bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, përfaqësuesit e OSBE në Tiranë takuan këtë të mërkurë dhe deputetët e opozitës, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili.
Në një postim në mediat sociale përfaqësuesja e OSBE në Tiranë, Clarise Paztori shkruan se kanë diskutuar për reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandime të dhëna prej tyre.
Po ashtu në këtë takim me dyer të mbyllura, OSBE konfirmon se është gati të asistojë për një reformë gjithëpërfshirëse.
Deputetët opozitarë të bashkuar, nën drejtimin e Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar parashtruan kërkesën e tyre për reformë gjithëpërfshirëse, konsesuale dhe që adreson problemet reale e zgjedhjeve.
Sipas tyre reforma nuk mund të jetë shprehje e vullnetit të mazhorancës së Edi Ramës dhe një grupi që përfaqëson pakicën e opozitës, duke nënkuptuar deputetët e Lulzim Bashës në Kuvend. (A2 Televizion)