Gazetari Dervishi përplaset me deputetin e PS: Rama donte në burg ata që nuk paguajnë energjinë elektrike

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 22:06 | Politikë

Emisioni “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN u shoqërua me debate mes gazetarit Lutfi Dervishi dhe deputetit të PS Erjo Mile.

Dervishi i kërkoi deputetit që qëndrimin e tanishëm për masat e sigurisë të zyrtarëve të lartë, duhet ta mbante edhe kur Rama kërkonte burg për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike.

Nga ana tjetër Mile tha se në burg kanë shkuar ata që vjedhin energjinë elektrike, çka sipas tij është diçka tjetër nga ajo çka pretendon gazetari.  

Pjesë nga debati

Mile: Heqja e lirisë së personave është gabim i madh.

Dervishi: Nëse ti do të ishe me të njëjtin qëndrim gjatë gjithë kohës ky do të quhej një qëndrim me principe. Por ti ke pasur një kryeministër që thoshte ‘të futen në burg këta që s’paguajnë energjinë elektrike, që s’paguajnë ujin’!

Mile: Jo.

Dervishi: Si jo?!

Mile: Ata që vjedhin energjinë elektrike, ata që vjedhin ujin. Janë dy gjëra të ndryshme.

Dervishi: S’kanë paguar pra, s’kanë paguar.

Mile: Janë dy gjëra totalisht të ndryshme. Të arrish të ndërhysh në linjë…

Derivshi: E di që kanë shkuar njerëz në burg që s’kanë paguar 30 mijë lekë të vjetra.

Mile: Jo nuk ka ndodhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos