Ish-anëtari i Kryesisë së PS Arben Malaj tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN se një ministër ka pirë kafe fshehurazi Edi Ramës me një të huaj.
"Një ministër sot po pinte një kafe fshehur me disa të huaj, përpara se të fillonte mbledhja e grupit. Kështu që mendoj se mesazhet i kanë të qarta. Kompromosi mund të ishte ky arrest shtëpie. Të përballojë sfidën që edhe Rama tha për t’u mbrojtur si e pafajshme", tha Malaj.
Ish-ministri socialist nuk pranoi të përmendte emrin, duke u shprehur se ka bërë kompromis me vetveten që nuk merret me emrat.
“Ishte staf, jo ambassador. Edhe në kohën tonë është bërë, kur është dashur të përcillej një mesazh, ministrat që ishin afër kryeministrit uleshin. Shiko nuk duhet të kemi frikë për t’u ulur, por s’kemi pse të ulemi fshehurazi, në fund të fundit partneritetet strategjike janë me përfitim të dyanshëm, por më shumë duhet të përfitojmë ne për shkak të statusit ku ndodhet zhvillimi ekonomik, politik dhe social. Kam një kompromis me vetveten, s’merrem me emrat”, u shpreh Malaj. (A2 Televizion)