Pedagogia: Raporti i Manjës ishte bindës. Ja pse PS s’mund ta dorëzonte mandatin e Ballukut

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 20:55 | Politikë

Pedagogia Arsejda Gjyli duke folur për mbledhjen e PS për imunitetet në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, e konsideroi një raport bindës atë të Ulsi Manjës, duke u shprehur se i ka qëndruar parimit dhe deklaratave të bëra nga Rama. Po ashtu, sipas saj nëse qeveria do të dorëzonte mandatin e Ballukut sot do të humbte luftën me parimin.   

Ishte një vendim që pritej nga Këshilli i Mandateve, s’ka ndonjë gjë për t’u habitur. Edhe nga mbledhja që ka patur më parë qeveria dhe qasja e tyre dukej sikur çështja Balluku ishte purgatori i qeverisjes dhe PS-së, në sensin e dy zjarreve. Nëse vendos për ta mbajtur riskon mënyrën si do të shihet në arenën ndërkombëtare dhe se si do të shihet nga BE, duke qenë se jemi në proces negocimi. Nëse do merrte vendimin Këshilli i Mandateve për ta lëshuar, do ishte pastaj gjithë lufta me parimin dhe ajo që sot praktikisht pamë edhe nga gjithë arsyetimi që ishte totalisht i bazuar, qoftë në ligjet përkatëse, rregulloren e Kuvendit dhe bazën Kushtetuese. Ishte çdo gjë e justifikuar praktikisht nga analiza që bëri z.Ulsi Manja. Raporti i Manjës ishte totalisht bindës. Ishte mbështetur mbi të gjitha në parim, në parimin e asaj që deri sot PS dhe qeveria, edhe kryeministri Rama në deklaratat e veta, e gjithë qasja ka qenë në ruajtjen e këtij parimi, balancimi i pushteteve, mos cenimi i ekzekutivit apo legjislativit nëpërmjet vendimmarrjes”, u shpreh Gjyli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos