Përjashtohen Bardhi e Balliu, PS ndëshkon demokratët, fal Taulant Ballën për “0900”

Nga Ervin Koçi
9 Mars 2026, 21:25 | Politikë

Sekretariati i Etikës në Kuvend përjashtoi për 10 ditë nga punimet parlamentare deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, duke pranuar kërkesën e shumicës socialiste.

Vendimi erdhi mes tensioneve të fundit në sallën e Kuvendit, ku përplasjet u ndezën pas një deklarate të Taulant Ballës, për të cilën opozita kërkoi përjashtimin e tij me 60 ditë, kërkesë që u rrëzua nga mazhoranca.

Socialistët në sekretariatin e etikës vendosën përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut. Vendimi i mor me kërkesë të maxhorancës e cila e argumentoi përjashtimin e Bardhit për gjuhë të papërshtatshme në Kuvend, ndërsa Balliut për dëmtim të pajisjeve të seancës plenare.

Përplasja në Sallën e Kuvendit erdhi për shkak të kësaj deklarate të Taulant Ballës, për të cilin demokratët kërkuan 60 ditë përjashtim nga Punimet e Kuvendit. 

Por për shumicën, ndjesa publike e Ballës ishte e mjaftueshme që ndaj tij të mos merrej asnjë masë disiplinore. Por kjo qasje e shumicës në Sekretariatin e Etikës për demokratët kishte një prapavijë konkrete, moslejimin e Balliut dhe Bardhit për të qenë të pranishëm në seancën e të enjtes.

Deputeti Saimir Korreshi u shpreh: “Nuk deshën që bardhi dhe balliu, dy personat që kanë denoncuar më shumë Ballukun të ishin të pranishëm në seancën e të enjtes”.

Sipas vendimit të sekretariatit, ai zbatohet për mbledhjet e komisioneve dhe seancave plenare dhe shtrinë efektet në 10 ditë pune e jo kalendarike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos