Gazetari: Ministri i Drejtësisë ka postuar mbi 800 foto në Facebook për vetëm 3 muaj, rekord Guinness

Nga A2 CNN
28 Janar 2026, 21:52 | Politikë

Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, kritikoi publikisht aktivitetin e ministrave në rrjetet sociale, duke e cilësuar si problem serioz që ndikon në seriozitetin e qeverisjes ku sipas tij prioritare duhet të jetë puna për qytetarët dhe jo imazhi personal.

Ai mori si shembull ministrin shqiptar të drejtësisë, i cili sipas tij në vetëm tre muaj ka postuar mbi 800 fotografi në Facebook, duke hequr një paralele me homologët e tij të rajonit për të cilët thotë se bëjnë pak postime për të njëjtën periudhë.

Lita theksoi se kjo sjellje është skandaloze dhe se në një shtet normal duhet të vendoset rregulla ku propozon një nen shtesë për Kodin e penal.

Neni 2, kundër fotove dhe videove të ministrave. Kemi ministra që bëjnë nga 800 foto për tre muaj dhe homologët e tyre bëjnë nga 3 foto për 3 muaj. Ka një ministër në Republikën e Shqipërisë, ky që merret me parkimin dysh (Lamallari) ka bërë 800 fotografi për 3 muaj gjatë qëndrimit në detyrë. Në Shqipëri duhet të vendoset një ligj që të heqin dorë. Duhen ndaluar me ligj", tha Lita duke shtuar se: Nëse ministrat shpenzojnë kohë duke postuar foto dhe video në vend të përkushtimit ndaj detyrave, kjo duhet të ndalohet, madje edhe me bazë ligjore,” u shpreh ai ndër të tjera.

Gazetari paralajmëroi se parlamenti shqiptar ka miratuar rreth 14,000 ligje gjatë 30 viteve, por shumë prej tyre nuk janë të ndërlidhura dhe ndryshimet e nxituara mund të krijojnë pasiguri në zbatimin e ligjit. Ai sugjeroi një moratorium njëvjeçar për ligjet dhe aktivitetin e ministrave në rrjetet sociale, për të rikuperuar fokusin tek puna serioze dhe efikasiteti i administratës.

Gjithashtu, Lita tha se në kabinetin qeveritar janë dy ministra të cilët janë kushërinj dhe duhet të ketë një ligj kundër nepotizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos