"Rama tentoi krijimin e një partie tjetër në 2013"- Malaj: Pastaj mori targën e PS për ta përdorur për interesa të veta

Nga A2 CNN
28 Janar 2026, 21:09 | Politikë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaroi se kryeministri Edi Rama në vitin 2013 tentoi të krijonte një parti të re politike, por pas dështimit zgjodhi të përdorte Partinë Socialiste për ambiciet e tij personale. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Malaj u shpreh se rezultati i dobët i “Mjaftit” në zgjedhjet e vitit 2013, me vetëm 0.6% të votave, tregoi se Rama humbi mundësinë për të ndërtuar një subjekt të ri politik.

Sipas Malajt, pas këtij dështimi, Rama “mori targën e PS-së” dhe e përdori partinë si mjet për të realizuar interesat dhe projektet e tij personale politike. Ai theksoi se kjo qasje ka ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si është ndërtuar lidershipi dhe struktura drejtuese e Partisë Socialiste pas vitit 2013.

Malaj kritikoi përzgjedhjen individuale të figurave politike, duke argumentuar se shumë prej tyre u promovuan pa kaluar një proces real besimi publik dhe më pas përfunduan të përjashtuar nga politika aktive. “Kjo ka qenë një mënyrë drejtimi e dhimbshme, jo vetëm për socialistët, por për gjithë Shqipërinë,” u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos