Gazetari Ardit Rada duke komentuar në emision “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN ndryshimin e afro gjysmës së qeverisë, tha se që kur Rama mori Ervin Demon në Bordin e Paqes në SHBA, u kuptua që do ta hiqte Elisa Spiropalin. Sipas Radës, Spiropali tentoi ta konkurronte Ramën me takimet e fundit në Kosovë, dhe e mori përgjigjen nga kreu i qeverisë.
“Nuk besoj se ndryshimi i znj.Spiropali vjen për shkak të asaj që supozohet në media, që ka një luftë me znj.Balluku, por zgjedhja e Ferit Hoxhës në krye të ministrisë së Jashtme, vetëm e përmirëson ministrinë e Jashtme. Tani për znj.Spiropali, nëse doni një koment konkret, ishte e dukshme që kur Edi Rama shkoi në Bordin e Paqes në Uashington dhe me vete mori Ervin Demon. Që këtu duhet ta kishim kuptuar ne që nuk merret ministrja e Jashtme jashtë shtetit, por merret një ministër periferik i kabinetit qeveritar. Nga ana tjetër duhet ta kishit kuptuar, apo ta kishim kuptuar edhe unë vet, që në momentin që Spiropali i bën konkurrencë Ramës, dhe bën 20 takime, bën 1 apo 2 takime më tepër se sa Rama. Konkurrenca në demokraci është e rrezikshme, sidomos kur konkurron brenda qeverisë. Nuk është hakmarrje, por Spiropali tentoi të kalonte më lart se Rama dhe se disa ministra dhe e mori përgjigjen”, tha Rada. (A2 Televizion)