Gjin Gjoni zbulon si ishte njohur me gjyqtarin Astrit Kalaja: Kemi punuar bashkë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 21:16 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që tronditi sistemin e drejtësisë këtë të hënë, ku gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u vra brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

I ftuar në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, Gjoni u shpreh se kishte pasur fatin të punonte për shumë vite me gjyqtarin Kalaja, duke e cilësuar atë si një njeri me integritet të lartë.

“Unë kam pasur shansin që të punoj për një periudhë kohore të gjatë me Astrit Kalanë. Besoj kemi filluar punë në të njëjtën periudhë, rreth viteve ’92–’93. Ai njihej për integritetin e tij. Ka qenë edhe drejtues në Gjykatën e Apelit të Shkodrës. Kam pasur rastin të punoj me të edhe në Kolegjin Zgjedhor. Për mua është një humbje jashtëzakonisht e madhe,” – u shpreh Gjoni.

Deputeti demokrat komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama pas ngjarjes, duke e cilësuar “të pavend dhe të turpshme”.

“Në një shtet normal, një kryeministër nuk do të duhej të bënte një deklaratë të tillë. Kryeministri është sot atakuesi më i madh i njerëzve të drejtësisë, ndërhyn në çështje konkrete, dhe kjo është edhe më e turpshme”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos