Vrasja e gjykatësit, reagojnë Flamur Noka e Klevis Balliu

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 17:00 | Politikë

Vrasja e gjykatësit, reagojnë Flamur Noka e Klevis Balliu

“Aty duhet të sundonte drejtësia dhe jo plumbi”, kështu shkruan deputeti demokrat Klevis Balliu me krimin e rëndë që tronditi opinionin publik ku një gjyqtar u vra në krye të detyrës në sallën e gjyqit.

Sipas Balliut krimi në republikën e Edi Ramës nuk njeh kufij, teksa e cilësoi shtetin të dorëzuar.

“Ky akt i rëndë tregon se pushteti i krimit nuk njeh më kufij. Në Shqipërinë e Ramës, krimineli është bërë autoritet politik dhe elektoral, ndërsa shteti është dorëzuar. Kur vritet një gjyqtar në detyrë, çdo qytetar është i pambrojtur. Kjo është drama e një vendi ku krimi sundon dhe drejtësia bie”, shkruan Balliu.

I ashpër ishte dhe reagimi i sekretarit të përgjithshëm Flamur Noka, që deklaron se krimi është bërë me krahë në kohën e Edi Ramës.

“Nuk është lajm nga Kolumbia, Meksika apo Venezuela. Ndodhi në mes të Tiranës. Është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja. Krimi u bë me krahë nga narkoshteti. Kur shohin KM t'i sulmojë para kamerave, marrin hov e godasin fizikisht. Kur i hap derën karteleve, këto pasoja do ketë për vendin. Shtetin e vrau Narkoshteti”, shprehet Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos