Në ceremoninë e mbylljes së procesit të përkohshëm të vetingut në sistemin e drejtësisë, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, tha se ky veprim ka qenë kontributor kryesor i hapjes së negociatave, shkruan A2 CNN.
“Ajo që është bërë në Shqipëri është e paprecedentë. Mendoj se kjo është provë dhe test e rezistencës së sistemit që u ngritur dhe profesionalistet që ju treguat në këtë udhëtim 7-vjeçar”, tha Gonzato në fjalën e tij.
“Ajo që keni bërë ka kontribuar në hapjen e negociatave. Por nuk duhet të ulim vigjilencën. Duhet të përfundojmë procesin dhe është e rëndësishme që të gjitha ankimimet të verifikohen brenda afatit, që është viti 2026. Duhet të sigurojmë që puna që ju keni bërë të mos humbë dhe që integriteti i institucionit të ruhet”. (A2 Televizion)