Gonzato mesazh për Shqipërinë në Ditën e Europës: S’ka rrugë të shkurtër drejt BE-së pa reforma dhe respektim të kritereve

Nga A2 CNN
9 Maj 2026, 11:40 | Politikë

Gonzato mesazh për Shqipërinë në Ditën e Europës:

Me rastin e Ditës së Europës, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, përcolli një mesazh drejtuar politikës shqiptare dhe procesit të integrimit evropian të vendit.

Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vlerave themelore të Bashkimit Evropian, si stabiliteti, fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi mes vendeve, në një kohë që, sipas tij, situata ndërkombëtare mbetet e brishtë dhe e shoqëruar me tensione në disa rajone të botës.

Gonzato u shpreh se Bashkimi Evropian po forcon kapacitetet e tij për t’u përballur me sfidat dhe për të garantuar paqen, duke theksuar se kjo e fundit duhet mbrojtur çdo ditë, shkruan A2CNN. 

 “Duke mbështetur Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim, Evropa po investon në këtë rrugë.

Procesi i integrimit fillon dhe mbaron me garantimin e të drejtave themelore: luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës, që është me rëndësi për vendin dhe rajonin”, u shpreh ai.. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos