Gonzato takohet me Milva Ekonomin: Parlamenti ka një rol kyç në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2026, 14:47 | Politikë

Gonzato takohet me Milva Ekonomin: Parlamenti ka një rol kyç në

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me Milva Ekonomin, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Gonzato u shpreh se “Parlamenti ka një rol kyç në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”.

“Sot u takova me Milva Ekonomin, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, për të diskutuar se si Komisioni mund të kontribuojë përmes miratimit të legjislacionit të lidhur me BE-në dhe monitorimin e zbatimit të tij”.

Gonzato gjithashtu tha se foli me Ekonomin edhe për procesin e mbushje së vakancave në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. “Diskutuam gjithashtu rëndësinë e një procesi përzgjedhjeje transparent dhe të bazuar në meritë për pozicionet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili është thelbësor për ruajtjen e pavarësisë së Bankës dhe besimit të publikut”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos