Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2026, 11:53 | Politikë

Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke

Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar nga Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu në bashkëpunim me kongresmenë Amerikanë. Gjatë fjalës së tij, Mediu u ndal te e ardhmja e NATO-s, roli strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe aftësia e Evropës për t’u përballur me kërcënimet e reja të sigurisë.

Në këtë kontekst, ai iu referua edhe mesazheve të forta të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me nevojën për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, ndarjen e barrës brenda Aleancës dhe rolin udhëheqës të SHBA-së, në një klimë tensionesh politike transatlantike.

Mesazhi qendror i forumit ishte se Evropa është e aftë të mbrohet, por vetëm brenda NATO-s dhe vetëm nëse rrit me shpejtësi shpenzimet për mbrojtjen, kapacitetet ushtarake. U theksua se NATO nuk është një marrëdhënie ku SHBA “shpëton” Evropën apo anasjelltas, por një aleancë e integruar, ku siguria e Evropës, Atlantikut dhe Arktikut lidhet drejtpërdrejt me sigurinë amerikane. Sipas vlerësimeve të forumit, presioni i ushtruar nga Presidenti Donald Trump ndaj aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, pas dekadash të mumgesës së investimeve në mbrojtje.

Ndërkohë, SHBA vijon të mbajë mbi 80 mijë trupa në Evropë, duke mbetur e përkushtuar ndaj Aleancës, por duke kërkuar që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.
Mediu theksoj se ndërtimi I një bashkëpunimi politik dhe ushtarak I vëndeve të NATOs në ballakan përfshi dhe Kosovën është domosdoshmëri.
Gjatë forumit, Kongresmeni Keith Self u mbështet nga të pranishmit kur kërkoj anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar atë si një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Një kërcënim tjetër I madh për ballkanin, Shqipërinë është korrupsioni, krimi I organizuar I lidhur me kartelet e drogës.

Këtij forumi ju bashkuan dhjetra kongresmenë amerikanë, ushtarakëve të lartë amerikanë, eurodeputetëve, përfaqësuesve nga Britania e Madhe, deputetëve të vendeve të Ballkanit, Kryetari I Kuvendit të Shqipërisë Peleshi, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Gashi, Presidentin e Senatit Rumun, deputetë të Bundestagut gjerman, drejtues të EPP-së dhe përfaqësues të International Republican Institute (IRI). Përfaqësues të partive popullore dhe Konservatorëve Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos