Koka - Nesturit: Bravo i qoftë opozitës që nuk e mbështet SPAK, qeveria e korruptuar ka rënë në dashuri me të

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2025, 21:44 | Politikë

Deklaratat e analistit Plator Nesturi se opozita nuk e mbështet SPAK-un, u bënë sërish “mollë sherri” me gazetarin Bledian Koka në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Koka solli në vëmendje deklaratën e fundit të Altin Dumanit se korrupsioni është rritur pavarësisht operacioneve të këtij institucioneve.

“Dumani tha që edhe pse kemi bërë shumë operacione korrupsioni jo vetëm nuk po ulet por po rritet. Vetë kreu i SPAK pranon dështimin. Ti kritikove opozitën për qëndrimin. PS është në pushtet se edhe pse i kapin hajdutët suksesi i saj është në faktin se mbështet SPAK. Nuk mund ti bësh gjyqin një partie që del e proteston duke mos e braktisur kauzën”, u shpreh Koka në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas Kokës PD nuk e ka shkëputur raportin me organet e drejtësisë, por ai thekson se është shumë shqetësuese që qeveria më e korruptuar në Europë është në dashuri me SPAK-un.

“Edhe pse PD ka qenë kritike ndaj institucioneve të drejtësisë nuk e ka shkëputur raportin me këto institucione se denoncimet kanë treguar që partia është institucionale pavarësisht debati politik. Unë nuk jam i shqetësuar sepse PD e kritikon SPAK-un, por jam i shqetësuar pse një qeveri ndër më të korruptuarat në Europë është e dashuruar me organin e akuzës. Në vendet demokratike kam parë betejën mes qeverisë e organit të akuzës. Më shqetësuese se PD që është kritike me SPAK-un është qeveria që është e dashuruar me SPAK-un. Në rastin më të mirë e ka PD gabim dhe në rastin më të keq është SPAK”, tha Koka në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos