“Hapeni derën”! Kaos ende që pa nisur Kuvendi, deputetët e përjashtuar të PD ndalohen të futen në sallë

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 09:23 | Politikë

“Hapeni derën”! Kaos ende që pa nisur Kuvendi,

Seanca e sotme plenare, ashtu si kurse pritej, është shoqëruar me kaos ende që pa nisur.

Garda e Republikës ka ndaluar deputetët e përjashtuar që të futen brenda Kuvendit. Kjo ka acaruar deputetët e tjerë që nuk janë në listën e të përjashtuarve.

“Hapni derën!”, “Kush je ti?!”, "Shoqja Lindita, a mund të futem?", janë disa nga thirrjet e deputetëve.

Ditën e sotme ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend deri me daljen e një vendimi. Ndërkohë, pritet të kalohen ndryshimet e rregullores së Kuvendit, nga ku parashikohet përjashtim deri në 60 ditë për deputetët që shkelin rregullat.

Deputetët e përjashtuar

Gazment Bardhi
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Albana Vokshi
Elda Hoti
Ervin Salianji
Bledion Nallbati
Asllan Dogjani
Lefter Gështenja
Isuf Çelaj
Luan Baçi
Xhelal Mziu (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos