“Më ngre një çikë”, Dash Sula hipën mbi kokat e gardistëve për t’u futur në sallë (VIDEOLAJM)

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 09:36 | Politikë

Situata në derën e Kuvendit të Shqipërisë është kaotike.

Deputetët demokratë janë të acaruar për shkak se Garda e Republikës nuk ka lejuar deputetët që të futen në sallë, edhe ato që nuk janë përjashtuar.

Kjo ka bërë që deputeti demokrat, Dash Sula, të tentojë të kapërcejë mbi kokat e gardistëve që të futet në ambientet e brendshme, por kjo përpjekje e tij ka rezultuar jo me sukses.

“Më ngre një çikë”, dëgjohet të thotë Sula, teksa 2 kolegë të tij e kanë ndihmuar, por garda e ka ndalur.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos