Momente tensioni janë shënuar sërish në godinën e Kuvendit përpara nisjes së seancës, ku forca të shumta të Gardës bllokuan hyrjen për deputetët e opozitës të përjashtuar, për shkak të incidenteve në seancën e fundit.
Deputetët e opozitës nuk janë lejuar të hyjnë dhe mes tyre kanë pasur dhe nga ata që nuk kanë masë, të cilët kanë kërkuar nga Garda të hapë derën.
“Nuk jemi të përjashtuar”, “E keni bërë si në Korenë e Veriut”, ishin disa nga deklaratat e deputetëve të opozitës, të cilët nuk morën një përgjigje nga efektivët e Gardës. (A2 Televizion)