Hapja e fushatës, demokratët zbresin në shesh në 11 prill! Krah Berishës edhe LaCivita

Nga A2 CNN
7 Prill 2025, 19:57 | Politikë

Hapja e fushatës, demokratët zbresin në shesh në 11 prill!

Partia Demokratike do të hapë fushatën zyrtarisht në datën 11 Prill, në ditën e parë të periudhës zyrtare të fushatës elektorale dhe 1 muaj para zgjedhjeve të 11 majit.

Demokratët kanë zgjedhur që hapjen e fushatës ta bëjnë në sheshin Nënë Tereza. Organizimi nis në orën 19:00, ku pritet që të jenë kandidatët e të gjithë vendit dhe kryetari Sali Berisha do të ketë fjalën kryesore.

Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se në këtë ditë do jetë prezent edhe Chris Lacivita, strategu i fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë një ditë pas hapjes së fushatës në 12 prill, demokratët do të bëjnë prezantimin edhe të të gjithë programit elektoral.

Kujtojmë se më herët u bë e ditur se PS do të hapë fushatën elektorale në 12 prill në Tiranë, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos