I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kreu i qeverisë Edi Rama ka mbërritur në Pallatin Elysee, në darkën zyrtare të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka publikuar pamjet si edhe foton zyrtare me çiftin Macron.
Rama ndodhet në Francë ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes së Parisit, në të cilën kreu i qeverisë e ka bërë me dije se Shqipëria qëndron krah Izraelit dhe kundër Hamasit, por është krejtësisht kundër vrasjes së njerëzve të pafajshëm në Gaza. (A2 Televizion)