Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta, në intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ka deklaruar se Igli Tare është i duhuri për rolin e drejtorit sportiv te kuqezinjtë.
"Gjëja e duhur është, para së gjithash, të integrosh atë lloj figure në strukturën e klubit. Jo vetëm si referencë për fushën teknike, por për të gjitha zgjedhjet strategjike të klubit. Besoj se në dy vitet e fundit ka munguar dikush me këto kompetenca te Milani. Igli Tare ka treguar tashmë se di ta bëjë punën e tij shumë mirë. Tare është një ekspert futbolli, si pak të tjerë", tha ish-mbrojtësi i Milanit dhe Italisë, shkruan A2.
Sipas tij, pas zyrtarizimit të Tares te klubi i madh italian, hapi i radhës duhet të jetë rikthimi i Massimiliano Allegrit si trajner: " Massimiliano është një garanci, nëse klubi do që të kthehet menjëherë konkurrues. Në të njëjtën kohë, e pranoj se nuk jam tamam i dashuruar me atë që ofron. Unë preferoj një trajner spektakli’ i cili ofron një ekip që komandon në gjysmën e fushës kundërshtare. Kjo është ajo që duan të shohin gjithmonë tifozët e Milanit".
(A2 Televizion)