Këshilli bashkiak i Shkodrës nuk ka mundur ta zhvillojë të plotë mbledhjen e radhës, pasi këshilltarët e PSD dhe të PD të rithemelimit e kanë bojkotuar atë. Në mbledhje anëtarët që bojkotuan kanë votuar vetëm ndihmën ekonomike dhe pagesën e paaftësisë, për t’u larguar me pas. Kjo ka bërë që mbledhja të dështojë, pasi vetëm me këshilltarët e PS nuk arrihet kuorumi i nevojshëm për të vijuar punimet.
Këshilltarët e PD, bojkotin e justifikojnë me mungesën e interpelancës nga kryebashkiaku Benet Beci për largimet e shumë punonjësve pasi erdhi në krye të bashkisë. Ndërsa këshilltarët e PSD, e justifikojnë bojkotin me mungesën e punësimeve në administratën e bashkisë nga Benet Beci.
PSD bashkoi votat me PS ne zgjedhjen e Benet Becit në krye të Bashkisë së Shkodrës, i pari përfaqësues i Partisë Socialiste që fiton zgjedhjet lokale në këtë qytet. (A2 Televizion)