Ilir Meta pritet të zgjidhet sot President! Mbahet Konventa e Partisë së Lirisë

Nga A2 CNN
27 Prill 2024, 09:01 | Politikë

Ilir Meta pritet të zgjidhet sot President! Mbahet Konventa e Partisë

Mbahet sot Konventa e Partisë së Lirisë, në të cilën pritet të zgjidhet kryetari dhe zëvendësi i tij, por ashtu siç ka njoftuar më herët Ilir Meta, këtë herë do të quhet President.

Konventa do të nisë zhvillimet në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho rivalizohet nga anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë. Anëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare janë:

Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)

Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirisë)

Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)

Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)

Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)

Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)

Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)

Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)

Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)

Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)

Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)

Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë

Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)

Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)

Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)

Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)

Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)

Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)

Në Pallatin e Kongreseve do të jenë 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos