“Më shumë drejtorë në burg sesa në bashkinë e Tiranës!” Alimehmeti: Vijon vidhet ende

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 17:47 | Politikë

Ilir Alimehmeti, anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës, ishte i ftuar në Ditarin e pasdites nga Bruna Çifligu në A2 CNN nga ku foli për protestat e opozitës përballë bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt.

Ai theksoi se në bashkinë e Tiranës ka më shumë drejtorë në burg sesa në punë. Alimehmeti shtoi se problemi më i madh është se në Bashkinë e Tiranës vijon vjedhja, ndërsa institucioni nuk funksionon për qytetarët.

“Është shumë e thjeshtë. Është rënia e plotë e institucionaliteti të Bashkisë së Tiranës, nuk i pëlqen ligjet, rregulloret e miratuara vet, nuk i përgjigjen asnjë pike dhe gërmë të ligjit. Ne kemi filluar ndërmarrjet me gjykatat. Fakti që nuk funksionon dot më këshilli bashkiak tregon që këto të dyja janë palë për të qenë kundër qytetarëve për të marrë vetëm paratë e tyre. Janë bërë më shumë drejtorë në burg sesa ka bashkia në punë. Por nuk është i vetmi fakt, problemi është se paratë vazhdojnë dhe vidhen. Sot ka njerëz që kanë frikë të firmosin dhe kjo ka bllokuar punën e bashkisë. Do të duhet të bëhet transparencë”, tha Alimehmeti.

Më tej, Alimehmeti u shpreh se po kërkohet një auditim i jashtëm, por ai po rrëzohet poshtë për arsye absurde. “Ne kërkojmë një auditim të jashtëm, duke na thënë se nuk kemi 21 firmat. Ne ja bëmë këtë të mundur në datë 22, ditën e hënë. Na u tha në mbledhjen e këshillit se nuk keni 21 firma dhe në 17 ditë që kërkohet, iku urgjenca. Ne ja bëmë me dije që ka ardhur në protokoll. Na thanë se kemi parë ende atë shkresë”, tha Alimehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos