Ilir Meta uron nga qelia ‘ditëlindjen’ e PD-së

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2024, 10:36 | Politikë

Ilir Meta uron nga qelia ‘ditëlindjen’ e PD-së

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Partinë Demokratike me rastin e 34-vjetorit të themelimit të saj.

Urimi i tij u bë përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, teksa vetë Meta ndodhet në burgun e Fierit.

Në reagimin e tij, Meta shkruan se PD është forca e parë që solli pluralizmin politik dhe demokracinë në Shqipëri.

Reagimi i Metës:

Urimet më të përzemërta Partisë Demokratike, forcës së parë që solli pluralizimin politik dhe demokracinë në vend, me rastin e 34-vjetorit të themelimit dhe shumë suksese të reja në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Kjo ditëlindje e gjen Partinë Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më të motivuar në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë, interesave kombëtare dhe shtetit të së drejtës përballë përpjekjeve kriminale të Narkoshtetit dhe MgGonigalëve për ta asgjësuar atë dhe pluralizmin politik.

Një urim të ngrohtë për liderin e saj historik, Prof. Dr. Sali Berisha, për themeluesit, drejtuesit, anëtarët dhe  simpatizantët e PD.

Mirënjohje edhe për të gjithë rithemeluesit e 11 Dhjetorit, të cilët me shumë dinjitet dhe vendosmëri nuk i braktisën vlerat mbi të cilat u themelua Partia Demokratike 34 vite më parë, por refuzuan me përbuzje edhe kërcënimet “për të ngrënë bar” duke dëshmuar se nuk janë bagëti, por janë shqiptarë me dinjitet në themel të të cilëve qëndron liria, sovraniteti dhe atdhedashuria.

Jam i bindur se viti që po vjen do të jetë viti i një ndryshimi historik dhe i rivendosjes së plotë dhe të pakthyeshme të pluralizmit politik në vend. ✌️???????? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos