Pak minuta para arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nga agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës shpërndau për mediat materialin e montuar ku njoftohej se Veliaj ishte live nga një kopsht i sapo përfunduar në zonën e Yzberishtit.
Por vetem pak minuta pas trasmentimit nga disa media, materiali u hoq menjëherë, pasi Veliaj në atë moment ndodhej në zyrën e tij, ku u arrestua nga agjentët e BKH me urdhër të SPAK për akuzat që rëndojnë ndaj tij, shkruan A2 CNN.
Tashmë kryebashkiaku Erion Veliaj pas akuzave për korrupsion, hetimit ndaj tij dhe familjarëve të tij, ndodhet në bllokun e sigurisë, aty ku është vendosur dhe ish-presidneti Ilir Meta.
Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK për 4 akuza (shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash) dhe për kryebashkiakun u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’ deri në marrjen e një vendimi nga GJKKO.
Gjithashtu mësohet se Gjykata ka miratuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxaj, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj. (A2 Televizion)