Arrestimi i Erion Veliaj, vjen reagimi i parë i Sali Berishës: Po shembet piramida e krimit!

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2025, 15:15 | Politikë

Arrestimi i Erion Veliaj, vjen reagimi i parë i Sali Berishës: Po

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë ditës së sotme.

Teksa po dilte nga selia e PD, kur u pyet lidhur me ngjarjen, Berisha u shpreh se kjo tregon se piramida e krimit po shembet, shkruan A2 CNN.

“Po shembet piramida e krimit”, tha Berisha teksa u pyet nga gazetarët lidhur me arrestimin e Veliajt.

Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK për 4 akuza (shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash) dhe për kryebashkiakun u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’ deri në marrjen e një vendimi nga GJKKO.

Gjithashtu mësohet se Gjykata ka miratuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxaj.

Kujtojmë se zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos