Inaugurohet fluturimi i parë Tiranë-Toronto, Rama: Së shpejti edhe linja me SHBA-në

Nga A2 CNN
19 Qershor 2026, 16:35 | Politikë

Inaugurohet fluturimi i parë Tiranë-Toronto, Rama: Së shpejti

Në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza u zhvillua ceremonia inauguruese e fluturimit të parë direkt Tiranë–Toronto, duke shënuar për herë të parë një lidhje ajrore të drejtpërdrejtë mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Në aktivitet mori pjesë kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi këtë linjë si një urë të re lidhëse mes dy vendeve, që do të afrojë më shumë qytetarët, bizneset dhe komunitetin shqiptar që jeton përtej Atlantikut, shkruan A2CNN. 

Gjatë fjalës së tij, Rama ftoi qytetarët kanadezë të vizitojnë Shqipërinë, ndërsa shprehu bindjen se linja e re do të ketë sukses të madh.

““Unë i them përfaqësuesit të kompanive ajrore, mos ngurroni të vini në Shqipëri. Shqiptarët janë të parët në dy gjëra: në mesazhe celulare dhe fluturime me avion. Kjo linjë do të jetë shumë e suksesshme.

Objektivi ynë strategjik është që së shpejti të kemi edhe linjën tjetër direkte, atë me SHBA-të”, deklaroi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos