Inceneratori i Elbasanit, SPAK mbyll hetimet dhe i komunikon tre akuza Arben Ahmetajt

Nga Igli Çelmeta
6 Mars 2026, 12:22 | Politikë

Inceneratori i Elbasanit, SPAK mbyll hetimet dhe i komunikon tre akuza Arben

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj në lidhje me fraksionin e inceneratorit të Elbasanit. Përmes avokatit të tij, SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza “ korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje dhe mos deklarim pasurie”, raporton A2CNN. 

Po ashtu mbyllja e hetimeve iu komunikua edhe bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshortes së tij Albina Mançka, si dhe shtetasve Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meqemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj.

Kjo dosje doli si fraksion më vete në procedimin e dosjes së inceneratorit të Elbasanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos