“Kaloni në strategji”, Krasniqi-Hasimjas: Duhet vullnet politik për të sjellë rotacion në Shqipëri

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 22:55 | Politikë

Ndërsa politologu Ermal Hasimja foli në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN për një unifikim të opozitës sa i takon kodit Zgjedhor dhe disa çështjeve të tjera, analisti Afrim Krasniqi i sugjeroi që të kalohet nga debatet teknike, në një qasje strategjike për të fituar. 

“Ajo çfarë i mungon në opozitë nuk është si gjej një kalkulim për të hyrë prapë deputetë ata që janë deputetë edhe për të siguruar dhe një mandat. Thelbi është si të ndërtohet një strategji për të fituar dhe në dijeninë time nuk ka nisur debati për strategji për të fituar. Këtu bëhet fjalë për të ndërtuar opozita një platformë që të shkojë ta negociojë me PS-në, ku të hyjë në një garë ku nuk ka asnjë dhe garanci. Kështu që mendoj që duhet kaluar nga debatet teknike, duhet të kaluar tashmë në një lloj qasje strategjike. Cila është ajo lloj formule e cila mund të sjellë një rotacion të shëndetshëm politik në Shqipëri. Për këtë kërkohet sforco dhe kërkohet frymë dhe kërkohet vullnet politik për të pranuar nga aktorët politikë dhe nuk e di nëse aktorët politikë e kanë e kanë deri aty”, u shpreh Krasniqi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Nga ana e tij, Hasimja pranoi se opozita ka nevojë për një platformë të përbashkët, por argumentoi se hapi i parë mbetet garantimi i zgjedhjeve të lira dhe i një sistemi zgjedhor më përfaqësues.

“Jam plotësisht dakord me zotin Krasniqi që ka nevojë që të ketë edhe një platformë bashkëpunuese dhe hapi i parë për këtë është domosdoshmërisht teknik. Kushti i parë duhet që të kesh zgjedhje të lira dhe të ndershme, të kesh një sistem zgjedhor i cili të garantojë votë të barabartë për shqiptarët, por edhe mundësi përfaqësimi të barabarta për partitë. Elementi i platformës është shumë i rëndësishëm dhe ne jemi duke punuar, jemi të ndarë aty në grup tek forumi i dialogut politik, sipas fushave të ndryshme dhe jemi duke punuar për t'i propozuar pastaj kësaj tryeze opozitare një platformë të përbashkët ideore vlerore mbi bazën e të cilave mund të propozojnë ndryshimin në Shqipëri dhe jo thjesht ndryshimin e numrave ose të njerëzve, të burimeve njerëzore, por edhe ndryshimin e vlerave dhe të qëndrimeve”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos