“Integritet i SPAK apo dhuratë?” Krasniqi: Lajm i mirë që për herë të parë politika s’kishte dijeni për operacionin ndaj SHISH

Nga A2 CNN
29 Shtator 2026, 21:21 | Politikë

“Integritet i SPAK apo dhuratë?” Krasniqi: Lajm i mirë

Politologu Afrim Krasniqi, e ka cilësuar si një lajm pozitiv faktin që politika nuk kishte dijeni paraprake për operacionin e SPAK ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, Krasniqi theksoi se koha do të tregojë nëse SPAK tregoi integritet në rastin e shefes së SHISH Vlora Hyseni, apo ishte apo dhuratë shtatori për shkak të ardhjes së dy ambasadorëve të rinj në Tiranë.

“Ka një gjë pozitive, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar u ftua për herë të parë kreu i SPAK, Klodian Braho. Ishte hera e parë që u aplikua kjo gjë dhe ishte e rëndësishme se ishte shefja e Shërbimit Sekret me raport të shkruar e folur dhe mesazhi ishte që: Ne kemi prova dhe kemi vepruar. Ky ishte aksioni i parë i SPAK që për të cilin qeveria nuk ka pasur dijeni zonja e SHISH nuk ka pasur dijeni që 24 orë përpara, gjykata ka marrë vendim për pezullimin e saj. Dhe ky është lajm i mirë. A është ky vendim i SPAK që tregon integritet të lartë apo është dhuratë shtatori se kemi dy ambasadorë të rinj në Tiranë të SHBA e BE këtë do e tregojë koha, por ky është një operacion ku politika për herë të parë nuk ka patur informacion”, tha Krasniqi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Për Krasniqin, pas arrestit të Vlora Hysenit, kryeministri Rama duhet të ndërmerrte disa akte kur u kthye nga OKB dhe i pari duhet të ishte një ndjesë publike. Sipas tij rasti kërkon një analizë të thellë për të vlerësuar nëse janë cenuar interesat strategjike dhe siguria kombëtare e Shqipërisë.

“Akti i parë kur erdhi në Rinas duhet të kishte një ndjesë publike, jo të sulmonte individë, që e kanë kritikuar. Sipas tij të gjithë duhet të heshtin. Akti i dytë shtetëror duhet të ishte një proces hulumtimi për të parë sa ka ndikuar rasti në cenimin e interesave strategjike të shtetit shqiptar. A kemi të bëjmë me sekrete apo me një rast banal, ku një individ përfshihet me të fortët e lagjes për të bërë makinacionet që bëhen në Shqipëri? Ne na mungon kjo lloj analize. Njeriu më i kërkuar rrinte me shefin e shërbimit sekret takoheshin te vila qeveritare në Durrës as në skenarët e Hollivudit nuk imagjinohet ky lloj skenari. Në raste të tilla njeriu duhet të ketë një lloj përgjegjësie e integriteti. Se e bën shtetin e Shqipërinë qesharake. Parlamenti duhet të merrte një nismë serioze Komisioni i sigurisë ka refuzuar raportimet e zonjës në parlament në lidhje me akuzat. Ata që e kanë refuzuar duhet të pranonin përgjegjësi largoheshin nga komisioni dhe të krijonin një komision as hoc”, vijoi Kransiqi.

Duke folur për mënyrën e përzgjedhjes së drejtuesit të SHISH, ai kërkoi më shumë transparencë mbi kriteret profesionale, integritetin dhe raportin me shtetin e Kushtetutën.

“Si është e mundur që për shefin e SHISH nuk ka asnjë konkurs, debat, as CV publike, asnjë të dhënë për profesionalizmin, raportin me shtetin, kushtetutën dhe integritetin”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos