“E kupton çfarë po ndodh aty?” Deputeti Luan Baçi përplaset me policinë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2026, 14:55 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është përpalsur me efektivët e policisë gjatë protestës së sotme në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pasi ka tentuar të kalojë kordonin e sigurisë në zonën pranë Kryesisë së Kuvendit dhe të hyjë në bulevard.

Baçi ka kundërshtuar bllokimin e lëvizjes, ndërsa efektivët i kanë kërkuar të përdorë një rrugë alternative, duke argumentuar se kordoni ishte vendosur për garantimin e sigurisë.

Baçi: Nga të kaloj o zotëri se s'po e kuptoj, sinqerisht s'po e kuptoj. Unë iki andej këta të dalin prapë mbrapsht.

Efektivi i policisë: Ke rrugë ande. Ke rrugë këtej. Tani e kupton tani çfarë po ndodh aty?

Baçi: aty kanë dalë qytetarë që protestojnë kundër këtij autokratit, kundër këtij hajdutit të banditit këtu që ju nxjerr juve këtu. Atje mund të jenë edhe njerëzit e tu? Mendn se do jehs këtu gjithë jetën?

Ndërkohë, situata në disa zona të kryeqytetit është tensionuar. Në sheshin Skënderbej është hedhur gaz lotsjellës në sasi të mëdha, ndërsa në rrugën e Elbasanit janë raportuar përplasje mes protestuesve dhe policisë. Sipas raportimeve të gazetarëve të A2 CNN nga terreni, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ka avancuar për të shpërndarë turmën.

Raportohet gjithashtu për qytetarë të lënduar gjatë protestës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos