Interpelanca për të liruarit e amnistisë, debati nga të dënuarit tek mungesa e kënaqësisë dhe boja e flokëve

Nga Fjorela Beleshi
9 Maj 2024, 15:13 | Politikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u rikthye në Kuvend për amnistinë penale, por kësaj here për të sqaruara çfarë ka ndodhur me të dënuarit nga Gjykata e Posaçme.

Në përballjen me ish-ministrin e Drejtësisë, demokratin Enklejed Alibeaj, Manja pranoi 8 të liruar, por me Kushtetutë në dorë u zotua se nuk bëhet fjalë për zyrtarë të lartë.

Pas këtij pohimi Lulzim Basha dhe i besuari i tij Enkelejd Alibeaj pretenduan se i çorën maskën atij që e kanë cilësuar pazar politik kundër SPAK mes PS dhe PD së Rithemelimit.

Kundër ju doli ministri.

Manja është i bindur se Lulzim Basha nuk meriton të jetë i zgjedhur deputet, dhe i renditi tre çështje për të cilët një dashnor i luftës antikorrupsioni duhet të japë llogari tek drejtësia.

Por Basha ka avokat. Ishte Alibeaj që i tregoi Manjës se ku duhej të ishte nëse do të funksiononte drejtësia.

Manja nuk kishte ardhur i armatosur vetëm me argumente, emra apo nene të Kodit dhe Kushtetutës.

Replikat i sollën edhe rastin e shkëmbimit të batutave. Dhe teksa ende debatohet për atë që la pas amnistia që erdhi nga bashkimi i votave, një sfidë edhe më e fortë është hedhur nga qeveria Rama në Kuvendin e Shqipërisë për opozitën. A do ketë bashkëpunim prej saj për super-komisionin antikorrupsion, dhe prekjen e Reformës në Drejtësi? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos