Ishte caktuar për sot, Grupi Parlamentar i PS shtyn darkën festive për një ditë tjetër

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2025, 13:07 | Politikë

Ishte caktuar për sot, Grupi Parlamentar i PS shtyn darkën festive

Grupi Parlamentar socialist kishte lënë darkë festive ditën e sotme në Berat, por ata janë njoftuar që festa do të shyhet për javën tjetër.

Sipas burimeve për A2 CNN bëhet me dije se është konfirmuar se të majtët nuk do të festojnë sot, por do të caktojnë një ditë tjetër.

Ky ndryshim planesh sipas socialistëve lidhet me faktin se ata kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit në seancë plenare.

Gjithashtu ditën e premte, në të cilën ishte caktuar festa, pritet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos