Ishte duke folur Belind Këlliçi, policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2024, 12:03 | Politikë


Një efektivi të Policisë i ka rënë të fikët gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, që po zhvillhej ditën e sotme.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi gjatë kohës që po fliste Belind Këlliçi, ish-kandidati për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Efektivi është shoqëruar nga kolegët drejt një automjeti të Policisë dhe më pas është transportuar me të drejt spitalit.

Momenti kur policit i ka rënë të fikët është shoqëruar me tensione dhe një situatë paniku mes të pranishmëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos