Rendi i ditës së seancës plenare të kësaj nuk përbënte interes për opozitën që të zhvillonte një debat parlamentar. Në vend të projektligjeve, diskutimet i përqendruan te komisioni hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, tik-taku i të cilit skadoi këtë të enjte, shkruan A2 CNN.
Një shtyrje e tretë nuk është më opsion i vlefshëm për maxhorancën, që për të mos mërzitur demokratët i la të flisnin mbi dy orë për çështje jashtë rendit të ditës. Këta të fundit akuzuan Elisa Spiropalin për lirinë e tepër që i kishte dhënë Ilir Beqjat në korridoret e kuvendit.
Kryparlamentarja Spiropali mori në dorë frenat e debatit të maxhorancës, e cila për 60 minuta nuk pranoi të kalonte fjalën te asnjë prej socialistëve. Madje edhe Niko Peleshi u detyrua të qëndronte gjatë me dorën ngritur për të kërkuar fjalën.
Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, për shkeljen e parimit të prezumimit të pafajësisë ndaj Ilir Beqjes, akuzoi demokratët se nuk mbajnë të njëjtin standard për Sali Berishën.
Fundi i këtij debati erdhi nga votimi i kalendarit të punimeve dhe programit të punës së Kuvendit duke kaluar stafetën te rendi i ditës, që për opozitës nuk përmbante interes duke zbrazur masivisht nga salla. (A2 Televizion)