“Jo opozita, por Rama, kundër integrimit”, Berisha nuk pendohet për Gonzaton: Kam thënë të vërtetën

Nga Anesti Barjamemaj
11 Maj 2026, 15:18 | Politikë

Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se nuk është opozita, por qeveria ajo që po dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ai ka theksuar gjithashtu se po fshihen të vërtetat e diskutimeve mes vendeve anëtare për negociatat e anëtarësimit dhe se qëndrimet e tij për ambasadorin e BE-së mbeten të pandryshuara.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka fajësuar opozitën për dëmtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Berisha deklaroi se nuk është opozita ajo që po pengon integrimin, por vetë qeveria, e cila sipas tij po dëmton procesin dhe po fsheh të vërtetën lidhur me diskutimet mes vendeve anëtare të BE-së për negociatat e anëtarësimit.

Deklarata e Sali Berishës ditën e shtunë gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, ku akuzoi ambasadorin e BE-së në Tiranë, zotin Silvio Gonzato si ambasador të Edi Ramës e që tregon të pavërteta në Bruksel për opozitën, ka gjetur reagimin e menjëhershëm të Komisionit Europian.

Por Berisha nuk ndjen asnjë pendesë, dhe thotë se deklarata e tij lidhet me veprimet e ambasadorit. Ai gjithashtu nuk dha një datë të saktë për protestën e paralajmëruar, por konfirmoi se Partia Demokratike është e vendosur për organizimin e një proteste paqësore, duke shtuar se një masë e tillë qytetarësh nuk mund të përballohet nga asnjë forcë policore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos